
Nuk ke as energji, as dëshirë për të punuar, as për t'u ngritur nga shtrati. Padyshim që mund të ketë shumë arsye pas humorit tuaj të ulët, por njëra prej tyre mund të fshihet në zgjedhjet ushqimore.
Çfarë mund t'i mungojë dietës suaj!
Acidi folik: Mungesa e tij është lidhur me depresionin. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi afatgjatë i vitaminave B, dhe më konkretisht acidit folik dhe vitaminës B12, mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes ose të përsëritjes së depresionit klinik, por në të njëjtën kohë të rrisë mburojën kundër depresionit të trupit. Acidi folik ndikon në nivelet e serotoninës, hormoni thelbësor i kënaqësisë, në tru. Ku do ta gjeni? Te mëlçia, drithërat, bishtajoret, spinaqi, brokoli, marulet, bananet, portokalli.
Seleni: Nivelet e reduktuara të selenit në trup mund të na bëjnë më agresivë, nervozë, plot ankth dhe depresivë. Studimet kanë treguar se niveli i ulët i selenit është i lidhur me shëndetin e dobët mendor. E gjeni te merluci, oktapodi, sepja, toni, drithërat.
Tirozina: Ky është një aminoacid që ndihmon në sintezën e katekolaminave si epinefrina, norepinefrina dhe dopamina. Këto hormone janë përdorur edhe në mjekësi kundër depresionit. E gjeni te veza, mishi, peshku, shpeza, djathi, qumështi.
Hekuri: Është e mundur që humori juaj i keq të jetë për shkak të niveleve të ulëta të hekurit, të cilat do të shfaqen në një analizë gjaku. Në këtë rast duhet të rrisni konsumin e mishit i cili është burimi më i mirë i hekurit. Ju gjithashtu duhet të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni nevojë për suplemente hekuri./K.C/dritare.net

















