
Shenjat astrologjike nga më manjaket për pastërti tek më të çrregulltat
Dritare.net

Maniake për pastërti apo te çrregullta e pisanjoze? Zbuloni klasifikimin sipas shenjës se horoskopit.
1. Virgjëresha. Virgjëreshat kane gjithmonë nevoje te kontrollojnë gjithçka dhe te jene te organizuar, prandaj janë edhe me maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan qe gjithçka te shkëlqejë. Ata qe duan t'iu ndryshojnë zakonet nuk i durojnë dot.
2. Bricjapi. Duke qene se rrëmuja është ajo çka urrejnë me shume, nuk është çudi qe bricjapi renditet ne vendin e dyte te listës. Ne shtëpinë e personave te kësaj shenje çdo gjë është e mire organizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet. Te flenë pa lara enët? Kjo gjë është e pamundur.
3. Demi. Edhe pse duken disi te plogët, demat janë goxha te organizuar dhe pastërtorë. Ata kujdesen për çdo dejat ne shtëpi ne mënyrë qe kur te vije ndonjë i ftuar te jete çdo gjë ne vendin e vet.
4. Luani. Luanët janë gjithmonë me te mirën e vetes për pastërtinë dhe rregullin, megjithatë ata nuk harxhojnë shume energji duke u marre me pune te vështira e te mërzitshme. Gjerat e thjeshta i bëjnë me qejf, por nuk fiksohen ne detaje te vogla.
5. Peshorja. Peshoret nuk kane shume qejf te merren me pune shtëpie dhe ndonjëherë lënë çdo gjë pa dore. Ne përgjithësi ambienti i shtëpisë është i pastër, por jo shume i rregullt.
6. Dashi. Personat e kësaj shenje nuk janë tërësisht te çrregullt, megjithatë nuk janë nga ana qe rregullojnë dhe pastrojnë shtëpinë rregullisht. Për ta çdo gjë është me stine.. Ne ditët e ngrohta i bëjnë gjerat më me qejf ndërsa ne ditët e dimrit, përtojnë dhe i lënë gjerat pas dore.
7. Shigjetari. Shigjetaret nuk janë persona qe qëndrojnë shume kohe ne shtëpi. Ata shkojnë për te mbaruar thjesht disa pune dhe largohen. Ne këtë mënyrë ata shmangin punët e shtëpisë dhe shume gjera i neglizhojnë. Justifikimi i tyre me i mire? "Kam gjera te tjera shume me te rëndësishme për te bere".
8. Akrepi. Eh sikur shtëpia te pastrohej vete... Akrepat ëndërrojnë gjithmonë te zgjohen ne një shtëpi te pastër e te rregullt. Nëse ata urrejnë te merren me punët shtëpiake, kjo vjen sepse nuk duan te harxhojnë kohe.
9. Binjaket. Për sa i përket rregullit dhe pastërtisë binjaket nuk janë ne nivelin e duhur. Ata i bëjnë gjerat shpejt e shpejt sa për t'u quajtur e pa ju dhënë rëndësi detajeve te vogla. Madje ne përgjithësi i grumbullojnë punët për t'i bere ne një moment kur te munden.
10. Ujori. Duhet thënë se ujoret kane një konceptim te veçante për rregullin. Ata njihen për personalitetin origjinal dhe nuk bën si gjithë te tjerët. Ambienti i shtëpisë duket si një kabinet kuriozitetesh dhe gjerash te çuditshme.
11. Peshqit. Përfundimisht peshqit janë shume te çrregullt dhe nuk ju pëlqen aspak te bëjnë pune shtëpie. Kjo gjë mund te ndodhe shume rralle vetëm kur i shtyjnë te tjerët.
12. Gaforrja. Se fundmi gaforrja është shenja me e çrregullt dhe pak e fiksuar pas pastërtisë. Te ndjeshëm dhe nostalgjike ne shpirt, ata ruajnë objekte te hershme qe ju kujtojnë te shkuarën. Organizimi dhe pastrimi i shtëpisë ndodh ne raste shume te rralla.

















