Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Si të bëni për vete një mashkull dem

Si të bëni për vete një mashkull dem

Meshkujt e shenjës së demit janë ndër më të mirët e zodiakut, por duhet të dish t’i bësh për vete. Zbuloni disa mënyra si t’ia dilni.

Tregohuni sensuale. Meshkujt e shenjës së demit adhurojnë gjërat delikate si: gatimet e shijshme, qirinjtë aromatikë, muzikën e këndshme dhe prekjet e ëmbla. Hidhni parfume të këndshme, tregohuni të ëmbla dhe tejçojini mesazhe të ngrohta.

Tregohuni femra tradicionale. Meshkujt dema i adhurojnë këto femra dhe duan të jenë partnerë mbrojtës. Vishuni thjesht, mos e ekzagjeroni me makijazhin dhe mos u zbuloni me tepricë.

Tregohuni të qeta. Këta meshkuj ëndërrojnë një jetë të qëndrueshme dhe pa zënka. Tregojuni se jeni të qeta dhe shmangni debatet. Kontrolloni vetveten dhe do e joshni më shumë.

Tregohuni kursimtare. Meshkujt dema përveç një lidhjeje të qëndrueshme duan edhe një ekonomi të qëndrueshme. Nëse shohin që ju shpenzoni kuturu pa menduar për nesër do ju mbajnë larg.

Tregohuni të rregullta e të organizuara. Meshkujt dema adhurojnë femrat e rregullta në pamje dhe të mirë organizuara. Mos e mbani çantën rrëmujë, as shtëpinë e asgjë tjetër sepse ata nuk durojnë dot dhe nuk do tërhiqen prej jush.

Punoni fort. Asgjë nuk është më tërheqëse për një dem sesa ambicia. Po u përpoqët fort për punën dhe po bëtë gjithçka për të arritur qëllimet do i bëni ata për vete.

Duajini kafshët. Meshkujt dema i adhurojnë kështu që nëse edhe ju i doni ata do ju pëlqejnë më tepër.

Bëjeni ju hapin e parë. Meshkujt dema janë romantikë, por ata nuk guxojnë të hedhin hapa pa qenë të bindur se edhe personi tjetër i pëlqen dhe bën hapat e para. Po u treguat indiferente dhe të bëni sikur nuk ua ndjen shumë keni për ta humbur.

Tregohuni të ndershme dhe me besim tek vetja. Këto janë disa tipare të tjerë që i bëjnë për vete meshkujt dema. Gënjeshtrat ata i urrejnë dhe nuk tërhiqen shumë nga femrat që nuk kanë besim tek aftësitë e tyre. /A.S-Dritare.net