Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Dora që dhunoi Shqipërinë!

Dora që dhunoi Shqipërinë!

Nga Ermal Peçi

Ditën e djeshme pas publikimit te videos ku një e moshuar dhunohej në një qendër kujdestarie në Pejë, shoqëria shqiptare reagoi ashpër dhe kjo ishte një situatë ku të gjithë u bënë bashkë për të denoncuar këtë makabritet.

Një situatë makabre, të cilën sytë e mi dhe sytë e shumë shqiptarëve nuk kishin as fuqi emocionale për ta parë deri në fund.

Një ngjarje shokuese kur shikon sesi disa individë degradojnë kur nuk kanë modele udhërrëfyese në shoqëri dhe kur edukata nuk është një proces i papërfunduar.

Makabritet, që ndodhte në sytë e tre vajzave, të cilave nuk iu kishte ngelur më asnjë gjë njerëzore në trupin dhe në shpirtin e tyre. Veprimi tyre ndaj një të moshuare, e cila ishte e pafuqishme dhe e pambrojtur është një dështim shpirti, një humbje e së mirës që ndodhet brenda secilit prej nesh.

Ngjarja ishte makabre, mizore, çnjerëzore sepse ajo dorë dhe ato të nënqeshura nuk goditën vetëm atë të moshuar por goditën gjithë Shqipërinë. Ajo e moshuar mund të ishte nëna ime, nëna jote, mund të ishte e afërmja jonë e prandaj të gjithe ndihen të goditur.

Ngjarja behet akoma më e dhimbshme, kur mendon se ajo nënë djalin e saj e kishte rritur me frymën e atdhedashurisë, duke ja bashkuar UÇK-së për të luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe për Kosovën ai dha edhe jetën e tij që në moshën 17-vjeçare. Pavarësi, që u arrit nga gjaku i dëshmorëve, nga sakrificat e nënave të cilat bijtë dhe bijat e tyrë i dërguan në këtë luftë të drejtë.

Një luftë, e cila solli pavarësinë që kjo vajzë të arsimohej dhe të jetonte në tokën e vet.

E kuptoj dhe nga ana sensitive dhe nga amplifikimi social e mediatik që kjo vajzë do të dënohet nga ligji në mënyrë maksimale sepse e meriton mbi të gjitha, por më shumë se ligji, atë e dënoi shoqëria, sepse ajo dorë nuk dhunoi vetëm një të moshuar, por dhunoi Shqipërinë./dritare.net