Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Dy fjalë për atdhedashurinë!

Dy fjalë për atdhedashurinë!

Nga Daniela Dvorani

Kur fitova një bursë e do të shkoja në Itali në shtator të vitit 2000, shqetësimi im kryesor ishte me çfarë do të udhetoja se mua më zë, apo më saktë më zinte makina.
Por të tjere, qe kishin dalë më parë më thanë:
Kujdes, mos u mërzit kur të të etiketojnë keq si shqiptare.
Buu - thosha unë, si e "padalë", se vetem në Sofie te Bullgarisë kisha shkuar në '93-' 94 dhe kjo gjë nuk kish ndodhur.
Nejse, e që thoni ju, "dola".
... Kuptova ate qe kisha mësuar në libra, lëvizjet demografike, emigrimet, imigrimet, shoqerohen me rezistencën normale të komuniteteve pritese qe tentojnë te ruajnë një nivel të caktuar mirëqenieje dhe mënyre te caktuar te te berit te gjerave.
... Kuptova atë që më kishin mësuar se kudo jetohet duke përveshur mëngët. Ceqet e bardhë nuk ekzistojnë, ashtu si Domenica In për italianët e Jugut ishte një realitet i largët.
... Kuptova se fajin e keqqeverisjes sonë nuk mund t'ua kërkojmë "racisteve" jashte që nuk na japin meritokracinë e kërkuar. Duhet ta kërkojmë brenda, jo të bëjmë të persekutuarin apo "te këputurin" jashte.
... Kuptova qe forca ime buron tek rrenjët e mia, tek ajo qe më kanë bere dhe jam. Nuk kam vuajtur kurre sensin e inferioritetit, pse varfëria nuk është turp.
... Kuptova të dashur miq se atdhe-dashuri është prind-dashuri, familje-dashuri, njerëz-dashuri, jetë-dashuri, Zot e besim-dashuri, rrenje e zakone-dashuri.
... Kuptova se fëmija im që nuk e flet mirë shqipen nuk e do më pak vendlindjen e prinderve se ai qe e flet më mirë.
... Edhe pse sot kam një nënshtetësi te dyte të fituar në një shtet tjeter, unë shqiptare jam. Kështu u them kolegeve te mi italianë, qe e dinë përgjigjen para se te hap gojën.
... Kuptova ate qe vëndet janë si familjet. Nuk më pëlqen t'i pergojoj jashte, por brenda ama të dashur miq, nëse duam të ndryshojmë, duhet të flasim dhe te reagojmë.
... Nuk më pëlqen as marketingu, as propaganda. Asnjëra nuk është atdhedashuri./Marrë nga Facebook-u i autores