Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Foto/ Bum turistësh te Syri i Kaltër

Foto/ Bum turistësh te Syri i Kaltër


Dritare.net ju sjell sot një mesazh që erdhi në dritare nga fotografi Kostandin Poga, që xhiroi Syrin e Kaltër, ku tregon si është gjendja atje. Ai thotë:

“Bum turistesh te Syri i Kalter. Krahas bukurisë së natyrës bie në sy dhe infrastruktura mjaft e mirë shoqëruar nga turistë të shumtë shqiptarë, por më tepër të huaj. Bie në sy që në hyrje ku paguan taksen e hyrjes dhe nuk të jepnin bileta (kjo më tepër vendasve se turistët e huaj e kërkonin), godina e tualeteve ishte shumë e bukur, por të gjitha tualetet ishin të mbyllura. Imagjino gjithë ky fluks ku do shkonin. Në përgjithësi koshat e plehrave ishn të pastra, por binte në sy papërgjegjshmëria.”, shkruan fotografi.

Ndërkohë, jeni të ftuar, kudo pushoni, kudo shkoni në Shqipëri të na dërgoni pamje, jo vetëm të bukurisë, për të promovuar, por edhe të problemeve për t’i përmirësuar. Gjatë sezonit të verës ne do të kthehemi në dritaren e turizmit shqiptar. Kështu që jemi dritarja juaj, ku mund të ndajmë bashkë gjithë çfarë shikoni dhe propozoni. Shkruani në dritare.net, ose në rrjetet tona sociale, Instagram, TikTok, Youtube, Facebook, DritareTv! Jeni të mirëpritur të na bashkoheni!/K.C/dritare.net