Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Gratë, nuk i përfaqëson mesazhi në lakuriqësinë e Chiara Ferragnit!

Gratë, nuk i përfaqëson mesazhi në lakuriqësinë e

Nga Malvina Tare

Gratë, nuk i përfaqëson mesazhi në lakuriqësinë e

Për disa net me radhë Chiara Ferragni i ka shpallur “luftë” botës dhe mendimeve negative, shtypjes, bullizmit, fyerjeve ndaj grave. Këtë e ka bërë në mënyrën e saj më të mirë, duke sfiluar. Duke sfiluar për të drejtat e grave në miliona euro veshje në trupin e saj perfekt.

Gratë, nuk i përfaqëson mesazhi në lakuriqësinë e

Miliona euro për të stiluar lakuriqësinë. Drejtuesja e imazhit të Dior padyshim ka krijuar një kryevepër të shkrirë në një trup njeriu, por për mua diçka stonon sërish në këtë madhështi perfeksioni.

Natyrisht, unë nuk di aq shumë sa e madhja Maria Grazia, por di aq sa më duhet për të drejtat e grave.

Të drejtat e ne grave janë shumë më modeste se aq. Të drejtat tona nuk kanë nevojë të bërtasin në fustane miliona eurosh. E di se ku e kam kuptuar këtë?

Po jua them!

Gratë, nuk i përfaqëson mesazhi në lakuriqësinë e

Unë shkruaj shpesh për Parisin, shkruaj sepse nga çdo ngjarje kam marrë një mësim.

Për aq kohë sa mu desh të punoja në një komunitet si punonjëse sociale, hasa disa gra myslimane. Myslimane nga Maroku, ishin të mbuluara me shami nga koka te këmbët. E adhuronin, e ndiqnim me pasion fenë e tyre dhe e respektonin vendimin për të ndjekur fenë dhe jetën me ligjet e Kuranit. Ato gra punonin shumë. Punonin në punë me disa turne, punonin në dy punë, ndihmonin fëmijët e tyre, kujdeseshin për shtëpitë e tyre, edukonin djemtë e tyre që të mos bëheshin si baballarët e tyre. Ato ngrinin në krahë kutitë dhe qeset e pazarit, ndërsa burrat ecnin përpara me fodullëk.

Në mes të Parisit. Kjo skenë.

Ndërsa në fundjavë gratë e këtij komuniteti me vrap nga poshtë shamive të tyre nxirrnin letra, dokumente, ligje, rregulla. Diskutonin, flisnin, organizonin projekte për të edukuar veten, fëmijët, për të udhëtuar, për të mësuar gjuhë të huaja.

Prandaj e drejta jonë së pari nis nga vullneti për t’u edukuar, për të edukuar fëmijët, djemtë, vajzat.

E drejta jonë nis nga dija, e drejta për të pasur pushtetin e dijes mund të të falë të gjitha pasuritë e botës.

Prandaj grua, pushteti i dijes mund të “të falë” perfeksionin e Dior pa u zhveshur./dritare.net