Leter për Rudinën: Më ndihmo të mos iki në emigracion!
Dritare.net
Përshëndetje zonja Rudina,
Në radhë të parë të uroj shëndet, për ju dhe familjen tuaj.
Quhem Sokol Bajram Vlashi i datëlindjes 22.03.1988, lindur dhe banues në qytetin e Përrenjasit. Arsimi im është i mesëm dhe plus 2 vite shkollë të lartë dega Filozofi Sociologji e lënë për gjysmë, për arsye ekonomike dhe emigrimi periodik në Itali.
Vij nga një familje ushtarake prej 3 brezash. Babai im Bajrami, ka punuar në Policinë e Shtetit për rreth 40 vite me ndershmëri dhe përkushtim, ku ka qenë bllokadë për krimin. Ka punuar me shumë titullarë, si i ndjeri komisar Gani Malushi e kemi dashur dhe na ka dashur shumë, Veli Myftari, Qani Bajo e shumë burra të ndershëm.
Pasuria jonë sot është 1 dhomë e 1 kuzhinë, qysh nga koha e Enver Hoxhës. Jemi familje e ndershme dhe nuk i kemi shtetit borxh. Unë Sokoli kam konkurruar në Akediminë e Rendit që nga viti 2009 e deri në vitin 2018, ku (nuk) fitova asnjëherë sepse nuk kam pasur mik, deputet, komisar, kryetar bashkie etj. Më besoni e dua shumë këte profesion sepse është e vetmja gjë që unë di të bëj më mirë. Më vjen për të qarë kur shikoj sot në Policinë e Shtetit ka dhe persona pa integritet dhe gjithmonë pyes veten, “Sa mik të fortë paska gjetur”.
Të lutem zonja Rudina më ndihmoni me ndonjë kontakt apo ndonjë kanal, që unë të konkurroj përsëri në Akademinë e Rendit. Dua të testohem nga profesorët dhe të mos më hahet haku sepse unë nuk e plotësoj kriterin e moshës. Jam 35-vjeç, duhet 30 vjeç e poshtë. Më besoni e dua shumë Policinë e Shtetit, dua të punoj për të. Nuk dua të iki në emigracion!
Ju kërkoj shumë ndjesë për kohën tuaj që ju mora dhe për durimin,
Mbetem me shpresë që lutja ime do të merret parasysh nga ju,
Me respekt, Sokol Vlashi!/Dritare.net