
Nga Elvis Hoxha
Dikush përmendi standartet e dyfishta. Por më i rrezikshëm është morali i dyfishtë. Po ju jap vetëm pak prej rasteve më të rëndë në trevat shqiptare. Duke folur për trevat shpresoj se kosovaristët nuk do të kërkojnë që të jem non-grata në Kosovë:
Për rastin e pedofilisë kolektive të mos sulesh ndaj Policisë dhe qeverisë, por ndaj atyre që të ndaluarit prej Policisë për akte përdhunimi, i fal më pretekstin se janë përdhunues të sjellshëm.
Për rastin e marrëveshjeve me Serbinë, të mos përmendësh se e ke nënshkruar një marrëveshje të tillë shumë më herët, por mos të thuash se nuk e ke zbatuar marrëveshje pikërisht kur ajo është në interes të Kosovës dhe reciprocitetit shtetëror. Madje mos ta pranosh kurrë se ke nënshkruar edhe marrëveshje në dëm të Kosovës.
Për rastin e arsimit, si mësues të ndihesh keq për radhitjen e Shqipërisë dhe Kosovës në fund të listës botërore së cilësisë, për plagjaturat e përdorura për postin e mësimdhënësit, për cilësinë e ulët të drejtshkrimit edhe tek funksionarë publikë të lartë, për pasaktesinë e programeve, për zhvlerësimin e lëndëve themelore dhe universale, për humbjen e rëndësisë të degëve të formimit të mësimdhënësve të ardhshëm, për punësimin e dobët që kushtëzon Arsimin, dhe jo vetëm për 100 euro shtesë në pagën mujore.
Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mos lejosh më Ali Ahmetin të tallet me përfaqësimin e tyre.
Për rastin e besimit, mos të lejosh askënd të poshtërojë gruan duke e quajtur të varur deri në vdekje prej burrit.
Për rastin e partive që e kanë korruptuar fatin e shqiptarëve, mos të mendosh se humbja e tyre në zgjedhje është ndëshkimi i merituar. Jo, ndëshkimi i merituar është konfiskimi i pasurisë që kanë vënë duke dëmtuar shtetin dhe pasurinë publike, duke larguar shpresën dhe rininë.
Për shqiptarët e Malit të Zi duhet të mendosh me dhimbje se i përbuzi dhe i ofendoi krejt të tërë një copë Dritan Abazoviçi.
E kështu me radhë mund të ndërtosh pikat e sjelljes shqiptare në troje. Natyrisht që ky qëndrim vlen vetëm për ata që profesionin dhe punën e tyre e kanë vënë në shërbim të shtetimit të shqiptarëve.
Nuk po flas për Buzhalën dhe kompaninë e tij./dritare.net

















