
Përjetova tmerrin brenda këtij ashensori dhe nuk di si shpëtova!
Dritare.net
Nga Anisa Zhuri!
Kjo është gjendja në pallatet e kryeqytetit, në një nga pallatet e zonës së Astirit në Tiranë. Ky ishte makthi që perjetova pasditen e djeshme. Dikujt frika ime mund t'i duket qesharake, ndoshta dikush mund të thotë 'hajde mo' se këto ndodhin çdo ditë. Po, por, unë për këtë shërbim në pallatin ku banoj paguaj çdo muaj. Si unë edhe gjithë banorët e tjerët që jetojnë deri në katet e larta, duke qenë të sigurt, se kontrolli i nevojshëm teknik që i duhet, kryhet çdo muaj. E megjithatë unë nuk kam se kujt t’ja kërkoj përgjegjësinë. Askush nuk mori fajin përsipër, ne i paguajmë çdo muaj detyrimet tona, por ata mbyllin sytë dhe fusin lekët në xhep për hesap të tyre.
Kjo situatë më shkaktoi frikë dhe dëmtime fizike. Një ashensor që përdoret nga gjithë banorët e një pallati me 7 kate banimi dhe nuk dihet se kur mund t'i jenë kryer kontrollet teknike.
Nuk ishte mungesë energjie që e shkaktoi këtë, por një defekt që ashensorit ju shfaq papritur, që ndoshta mund të ishte këputur, që ndoshta mund të kishte marrë flakë dhe që askush prej nesh nuk ka përse t'i përjetojë.
Për fat në katin ku u mundova të dilja nga ashensori m' u gjenden 3 qytetarë dhe humanë që ja dola. Nuk di si mund të kisha shpëtuar pa 3 banorët që u ndodhën rastësisht aty, pasi kontakti i administratorit apo teknikut që kujdeset për ashensorin nuk qarkullon askund nëpër pallat.
Ju lutem, nëse puna dhe detyra ime është t’ju informojë, atëherë bëjeni me korrektesë detyrën për të cilën ne ju paguajmë juve çdo muaj!/A.ZH-dritare.net

















