Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Thirrja e pediatres: Prindër dhe mësues, ndihmoni fëmijën të bëjë sa më shumë pyetje!

Thirrja e pediatres: Prindër dhe mësues, ndihmoni fëmijën

Nga Lira Gjika

Prindër, mësues mos u bezdisni nga pyetjet e fëmijëve. Sa më shumë pyetje të bëjnë aq më mirë është për trurin dhe mendjen e tyre, por edhe tuajën. Kur mësohet një gjë e re, ajo duhet të provokojë patjetër pyetje të reja, ndryshe ç’kuptim ka.

Pyetjet e vendosin trurin dhe mendjen në punë. Të mësuarit e një gjëje të re këtu e ka qëllimin, të vendos të gjitha strukturat e psihës në funksionim për të menduar e gjetur zgjidhje dhe zgjidhjet vijnë nga cilësia e pyetjeve. Dija nuk ka fund dhe pikërisht pyetjet e krijojnë këtë pafundësi. Prandaj kur pyet fëmija mos i thoni çfarë është apo janë këto “pyetje koti”, por pyeteni: “mos do të më pyesësh për këtë gjë apo këtë gjënë tjetër”.

Prindër e mësues, ndihmoni fëmijën të bëjë sa më shumë pyetje.

Duke e ndihmuar të bëjë pyetje e ndihmoni që mëndja e tij të shkojë nga një nivel i caktuar në një nivel më të avancuar. Pra janë pyetjet që e realizojnë këtë rrugëtim të dijes drejt pafundësisë dhe jo e ditura e gjërave. Prindër mësues edhe njëherë, mos u bezdisni nga pyetjet e fëmijëve, shijojini ato si një shenjë bashkëbisedimi të mirë ndërmjet jush, të rritur e fëmijë. Pyetjet tregojnë që fëmija nuk ka frikë nga ju, ju beson dhe për këtë arsye është i sigurt edhe të bëjë pyetje që ai vetëm nuk mund të japë përgjigje dhe të gjejë pyetjen e duhur.

Është detyrë e juaj prindër e mësues të ndihmoni fëmijën të rritet e të njohë botën që e rrethon dhe që është brenda tij./dritare.net