Na ndiqni edhe në

Showbiz

G Bani: Isha kafshë, ish-e dashura më bëri njeri!

G Bani: Isha kafshë, ish-e dashura më bëri njeri!

Në një moment emocional në shtëpinë e Big Brother VIP, reperi G Bani ka hapur zemrën dhe ka ndarë disa nga detajet më personale të jetës së tij. Ai ka folur për një lidhje 5-vjeçare që pati me një vajzë të huaj, duke treguar se ishte ai që mori përgjegjësinë për përfundimin e marrëdhënies.

G Bani e cilësoi ish-partneren e tij si "vajzën më perfekte" dhe theksoi se ajo luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij personal. Ai tregoi se, para se ta njihte atë, kishte një karakter më të egër dhe më të pakontrolluar. Sipas tij, ajo periudhë ka qenë transformuese për të, duke e ndihmuar ta bëhej një njeri më i mirë.

"Kam qenë me një vajzë i lidhur për 5 vite, por u ndava sepse nuk rrinim bashkë. Ishte vajza më perfekte, ai njeri më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë. Pas 5 viteve, nuk isha me atë, nuk rrija fare, lëvizja dhe më tha që ti nuk je kurrë me mua dhe u ndamë," rrëfeu reperi.

Pas ndarjes, G Bani zbuloi se kishte nisur një tjetër lidhje, këtë herë me një vajzë suedeze. Ky ishte një tjetër kapitull në jetën e tij, por pas disa kohësh, edhe kjo lidhje përfundoi. Ai shpjegoi se kishte ndjerë se ishte bërë i bezdisshëm për partneren e tij, dhe për këtë arsye kishte vendosur të ndaheshin.

"Pas 4-5 muajve rash në dashuri me një tjetër. Kam rënë në dashuri me super vajza të bukura suedeze. Ndejta 1-2 vite me atë dhe sa u bëra i bezdisshëm me të, u ndava. Nuk e bëj për vajzën, e bëj për veten sepse e vuaj nëse nis e bezdis dikë që e dua," përfundoi G Bani./E.P-dritare.net