Na ndiqni edhe në

Showbiz

U tërhoq nga Kënga Magjike/ Arilena Ara thumbon Ardit Gjebrenë!

U tërhoq nga Kënga Magjike/ Arilena Ara thumbon Ardit Gjebrenë!
Këngëtarët, Pirro Çako dhe Arilena Ara

Këngëtarët, Pirro Çako dhe Arilena Ara, konkurruan në festivalin e Këngës Magjike me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga festivali të dy artistëve, reagoi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.

Por, pas deklaratës së Ardit Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara e cila ka thumbuar producentin.

Në një postim në Instagram, artistja falënderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.”

“Përjetësisht falënderuese për kryeveprën që Pirro Çako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.

Përjetësisht mirënjohëse JU! Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët! Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështjetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.

Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë. Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju”-shkroi Arilena Ara./E.P-dritare.net

U tërhoq nga Kënga Magjike/ Arilena Ara thumbon Ardit Gjebrenë!
Postimi i këngëtares në instagram!