
Zarfi i Zi/ Amber largohet nga Big Brother: Jam degjeneruar!
E Mërkurë 15 Janar 2025, 08:08
Dritare.net
Zarfi i Zi u hap dhe si pasoj G Bani, Jozi dhe Amber shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre del shtunën për sjellje denigruese, theksohej në zarf.
Pas leximit të zarfit, moderatori i programit, Ledion Liço pyeti Amber nëse do të largohej siç tha më parë dhe ajo u largua.
Banorët kan tentuar që ta ndalojnë Amberin por ajo u largua nga gara.
Sipas banores arsyeja është se nuk i përballonte dot komentet e Gjestit.
“Gjesti më tha s’e ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”, tha Amber më parë. Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme nga Gjesti, Livia e cila më quajti aktore pornostare, më vuri emrin në tualet, kam gjithë ditën sot që e mendoj, kam presion psikologjik”-tha Amer.-E.P-dritare.net

















