Na ndiqni edhe në

Shqip

Aktorja mesazh të rinjve: Mos fshini artin tonë, kini nostalgji për pasurinë që u kemi lënë!

Aktorja mesazh të rinjve: Mos fshini artin tonë, kini nostalgji

Justina Aliaj, artistja e njohur ka dhënë një mesazh të fortë në Shqip nga Rudina Xhunga, lidhur me artin që krijohet sot.

Artistja tha se sot në vendin tonë arsimi është i dobët dhe se po krijohen boshte për tragjedi duke zhdukur artin e së shkuarës, duke mos përmendur artistët që kanë lënë gjurmë thellë në historinë e Atdheut tonë.

Ndër të tjera shtoi se brezi i ri nuk mund të krijojë art duke nisur çdo gjë nga e para pasi ata formohen vetëm nëse nderojnë artistët që kanë vlerë për ato që krijuan.

“Shkolla është e dobët, të futësh në libër një emër repisti në libër dhe jo Tefta Tashko Koçko, mendoj që këtu fillon mos studimi serioz se çfarë duhet të mësojë fëmija. Çfarë reflektohet nga shtëpi është në shkollë. Sot shkon në shkollë dhe nxënësi i pret me brisk mësueses si mundesh. Fjalët janë shenjë e edukimi i një populli të tërë. Kjo është tragjedi.
I vendos këngëtarët që nga Tefta Tashko Koço, Vaçe Zela apo Irma Libohova.

Artistët e rinj thonë mos u merrni me këta, por kërkon të nisë nga e para. Kjo është humbje, nuk mundesh të thuash kurrë me thënë që ky brez po krijon artin, po krijohet humnerë. Gjithçka fillon nga e para falet, por s’kanë nevojë. Ka artistë që ende nderohen. Edhe filmat me propagandë duhet t’i shohësh, francezët e thonë: Një njeri që nuk ka nostalgji për të kaluarën, çfarëdo qoftë nuk ka as të ardhme. Si mund të fshihen filmat, loja dhe malli për aktorët. Njeriu formohet me të shkuarën”, tha aktorja./M.K-dritare.net