Na ndiqni edhe në

Shqip

Lulzim Hupi: Ka ardhur koha e Shqipërisë. Të krijojmë një ekoturizëm!

Lulzim Hupi: Ka ardhur koha e Shqipërisë. Të krijojmë

Lulzim Hupi i cili kullën 230 vjeçare që trashëgoi nga stërgjyshi dhe e shfrytëzoi për biznes familjar dhe për të promovuar vlerat e Bulqizës, ndau në Dritare Tv me Rudina Xhungën një mesazh për t’i ‘dhënë një dorë’ turizmit.

Hupi tha se ka ardhur koha e Shqipërisë dhe se të gjitha trojet që kanë potencial për t’u zhvilluar, duhet të mbështeten me të gjitha mënyrat, qoftë edhe thjesht me promovim.

“E mira i ka ardhur edhe Bulqizës, ne po përgatisim një cikël të suksesshëm. Restorante ekologjike, kamping, ne po bëjmë një lloj turizmi për të vizituar liqenet që i kemi fantastik, dhe për të parë traditën e këtij populli. Dikur isha i dyzuar se sa do e realizoja këtë ëndërr, po të tjerët duhet të guxojnë për të bërë një ekoturizëm. Turistët kërkojnë magjinë, praninë tonë dhe njerzillikun. Po nuk pati njerzillik, këtë biznes nuk e çon dot përpara. Ata që kanë mundësi të kontribuojnë, qoftë edhe duke promovuar këtë vend dhe të nxjerrin një lajm të mirë për Shqipërinë. Shqipëria edhe pse ka vështirësi, mos ta shohin kaq zi punën. Le të promovojmë diçka të bukur. Kushdo që ka mundësi të zhvillohet le ta bëjë, ta shfrytëzojnë pozitivisht turizmin që ofron vendi. I vetmi sukses është promovimi, jo vetëm investimi.

Qoftë ky një vit patriotizmi dhe kthimi të shqiptarëve.

Qoftë ky vit i kthimit të atyre që mendojnë se Shqipëria është një vlerë, dhe shifra e turistëve të arrijë edhe në 15 milionë. Unë do jem në ndihmë të atyre që do më kërkojnë, t’i tregoj se si ka sukses një kullë prej guri jo prej xhami dhe betoni”, tha Hupi./M.K-dritare.net