Ben Andoni: As shteti shqiptar dhe as SHBA nuk janë të interesuar për ta zbardhur Gërdecin!
Dritare.net
Në “Shqip” në Dritare Tv me Dritan Hilën, në emisionin e sotmën u diskutua mbi rihapjen e hetimeve për Gërdecin, ku i akuzuari kryesor i kësaj dosjeje është Fatmir Mediu, i cili sipas SPAK ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën
MBi ish-ministrin e Mbrojtjes tani rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur.
Në studion e Shqip, gazetari Ben Andoni u shpreh se nuk ka shumë besim se do t’i shkohet deri në fund asaj që ndodhi në Gërdec. Andoni argumentoi se as vetë amerikanët nuk janë të interesuar për këtë gjë.
“Edhe kjo çështje do marrë pak kohë për t’u sfumuar dhe këtë e shoh nga qetësia e zotit Mediu, sesi e përcolli.
Kjo është shqetësuese. Nëse do kishte realisht drejtesi, ky proces do shkonte në hullitë e caktuara. Më vjen keq jo vetëm që shteti shqiptar nuk është i interesuar për ta zbardhur Gërdecin, por dhe autoritetet amerikane që nuk janë pa faj në gjithë këtë proces, nuk duan të shkojnë shumë.
Prisja nga zoti Dumani të paktën të parashtronte para publikut disa objektiva, aftashkurtër, afatmesëm, afatgjatë, të cilat ne nuk po i shikojmë”, u shpreh Andoni në Dritare Tv./J.H/dritare.net