
Dritare Tv shpall të ftuarit e vitit, një murator, një kolonel, një inxhiner!
Dritare.net
Të ftuarit tanë kanë qenë shumë dhe shumë të mirë këtë vit. Profesionistë me të cilët kemi diskutuar temat e aktualitetit, çështje të nxehta, shqiptarë që na kanë bërë krenarë por edhe të huaj që janë dashuruar me Shqipërinë.
Kemi zgjedhur mes tyre të ftuarin më të klikuar, më të komentuar dhe më të kërkuar. Janë në radhë; një murator në Kanada, një kolonel në Shqipëri dhe një inxhinier në ShBA. Nuk vendosëm vetë, por lamë klikimet, komentet dhe like ta përcaktonin. Dhe numrat janë me shumë 0.
Duke shkruar në Instagram, gazetarja Rudina Xhunga bën urimin e saj, ku shpreh mirënjohje për një vit plot sfida të tejkaluara si i pari televizion online, Dritare Tv.
"Faleminderit për çdo shikim, pëlqim dhe koment. Faleminderit që na mbështesni. Dhe faleminderit që flisni në Dritare. Mot më mirë, mot më shumë. Mirënjohëse dhe krenare për të parin tv online në vend dhe vajzat e djemtë yje të Dritare Team”, shkruan ajo.

















