Na ndiqni edhe në

Shqip

Duan lekë të shpejtë në call center! Mjekja:Të rinjtë nuk investojnë në profesion!

Duan lekë të shpejtë në call center! Mjekja:Të

Mjekja e kafshëve, Bruna Mazari në “Shqip” me Rudina Xhungën, ka treguar sesi e ktheu familjen e saj nga Italia në Shqipëri, pasi ajo vendosi të hapte biznesin e saj këtu. Në bisedën me Rudina Xhungën, Mazari u ndal tek disa nga problemet që ajo has në punën e saj, sidomos me të rinjtë, të cilët duan të fitojnë diçka shpejt, por pa e nisur nga zero. Ajo tha se të rinjtë zgjedhin call center, por në moshën 40-vjeç e gjejnë veten pa profesion dhe 40-50 vjeç nuk mund të punosh më në call center. Ndaj unë u them të rinjve të investojnë në profesion, tha ajo.

“Në klinikën time jam munduar të marrë njerëz të rinj. Kam preferuar t’i mësoj siç dua unë dhe dua t’u fut ndjesinë e punës. Ti duhet të fillosh nga zero. Duhet të bësh ndihmësin tim, ose të kolegut tjetër, duhet ta ndihmosh. Një nga problemet që kanë të rinjtë në profesionin tim është pastrami. Nuk duan, sepse e kanë bezdi. E mendojnë shumë të lehtë dhe shumë të bukur, por njeriu gjithmonë e fillon nga zero. Në gjithë këto vite, kam dashur që personat që kam në grup t’u japë një frymë ndryshe. Ajo që unë i këshilloj është që asnjëherë mos u largoni nëse nuk keni diçka të sigurtë, një kontratë pune. Sepse të shkosh nga një mjek, të bësh punë të tjera nuk është gjë e mirë. Call center, është një nga punët që ikin të rinjtë, sepse ka të ardhura më të mira dhe nuk ka përgjegjësi. Unë u them që në momentin që je në shkollë, bëje sepse ëshë diçka ekstra. Kur ke një mundësi në profesion, duhet të sakrifikosh. Pjesa më e madhe ikin për të fituar diçka më shumë, por harrojnë që tani janë të rinj, por në momentin që do jesh 40-vjeç do shohësh veten që je pa profesion. Këto janë punë momentale që nuk kanë të ardhme. Unë sot kam dy klinika,por kanë qenë shumë sakrifica deri këtu”, u shpreh mjekja në Dritare.Tv/ J.H/dritare.net