Na ndiqni edhe në

Shqip

Ekspertja kontabël: Ndryshimi do të vijë, kur të na drejtojnë pronarë të aftë!

Ekspertja kontabël: Ndryshimi do të vijë, kur të na

Flutura Luke eksperte kontabël, e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tha se në momentin kur kompanitë, bizneset, do të drejtohen nga njerëz të aftë, atëherë situata në vend do të ndryshojë.

“Deri tani janë bërë pronarë njerëz të pashkolluar. Ata kanë mendjen e tyre dhe në një kohë, patjetër që do të kenë nevojë për njerëz të aftë. Ne momentin që ata do ta kuptojnë që nuk bëjnë dot pa ju, do të fillojnë ndryshimi. Pronarë atëherë do të jenë njerëz të aftë e të shkolluar dhe ky moment do të sjellë ndryshimin”.

Zonja Luke u shpreh se pavarësisht vështirësive të profesionit dhe jetës këtu, nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Shqipëria.

“Asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga Shqipëria. As fëmijët e mi të cilët i kam me shkollë të lartë dhe secili vazhdon jetën e tij, në profesionin që unë ua kam trashëguar. Këtu nuk është fushë me lule, por këtu e gjej veten.

Jam e lumtur këtu, të njëjtën gjë do të bëja edhe jashtë vendit, do të paguhesha pak më shumë por edhe shpenzimet do të ishin më të larta”, u shpreh Luke në Dritare TV./L.F-dritare.net