Na ndiqni edhe në

Shqip

Ermira Babaliu rrëfen si nisi miqësia me ambasadoren Yuri Kim në një autobus!

Ermira Babaliu rrëfen si nisi miqësia me ambasadoren Yuri Kim në

Këngëtarja me zërin e veçantë të muzikës shqiptare, Ermira Babaliu ka qenë e ftuar në emisionin “Shqip me Rudina Xhungën. Prej 26 vitesh Ermira jeton në SHBA, por ajo e viziton shpesh Shqipërinë, më shumë se 4 herë në vit. Udhëtimet e shumta i kanë sjellë asaj dhe një rastësi tepër të bukur, njohjen me diplomaten amerikane, Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, e cila është një nga personat më të komentuar në vend, sidomos nga opozita. Por, për Ermira Babaliun takimi me Kim ka qenë krejt ndryshe, nga ato takimet që ndodhin rëndom kur je në udhëtim. Në autobus për në aeroportin e Frankfurtit, Babaliu shkëmben disa fjalë me Kim, ndërrojnë numrat e telefonit. Kim nuk harron ta marrë në telefon dhe ta uroj në Ditën e Falenderimeve, bashkë me një ftesë për të. Dhe kështu shtrohet rruga e një miqësie, për të cilën Babaliu ka dëshirë të mos ndajë shumë, por aq sa duhet.

Pjesë nga biseda:

Ermira Babaliu: Ishte fare rastësi takimi në aeroportin e Frankfurtit me Yuri Kim. Ishim në të njëjtin autobus dhe unë i drejtohem ambasadores duke i thënë “suksese në rrugën e re që ke nisur tek ne. Të falenderoj shumë, sepse i duhet Shqipërisë ky lloj komunikimi për të marrë vesh të vërtetat e përditshme problemet reale të shqiptarëve”

Dhe ajo më tha: Kush je ti? Çfarë bën?

Unë atëherë kisha shkuar për të bërë një donacion 10 mijë dollarë me një mikun tonë biznesmen. Isha në Shqipëri i thashë unë.

Aty afër ishin dy vajza që më njohën dhe thane, “ua Ermira”.

Kim më pyeti: Jeni këngëtare? Po, - i thashë.

U ulëm dhe filluam të flisnim. Po pse,- tha, çfarë të pëlqeu tek hapat e mia të para?

Për ne që jemi të interesuar për çdo gjë që ndodh në Shqipëri ishte një mënyrë e re për të marrë informacion. Njerëzit po thonin që ajo po takon çdo njeri, i përqafon me shumë epitete, derisa nxorrën konkluzonin që informacioni ishte i drejtpërdrejtë. Pastaj ajo mua më pyeti mua se çfarë mendoja etj.

Më dha numrin e telefonit dhe më tha kur të vish në Shqipëri eja në ambasadë.

Nuk them që e harrova, por në Ditën e Falenderimeve të atij viti marr një telefonatë pa numër të përcaktuar. Them si je? Ishte ambasadorja. Më tha të falenderoj shumë për ato fjalë që kemi shkëmbyer kur jemi takuar dhe do të të ftoj për një aktivitet në Pogradec dhe këtu fillon historia.

Rudina Xhunga: Pastaj u takuat në Pogradec? E keni mike tani Yuri Kim?

Ermira Babaliu: Po besoj që e kam. Dërgoj ndonjë opinion objektiv. Nuk flasim shumë shpesh, por nuk e shqetësoj. Përshëndetemi për festa etj etj.

Unë si një njeri i cili jeton në të dy vendet, qëkur kam ardhur i kam bërë pyetjen vetes si është bërë SHBA. Ajo e cila unë di është shpenzuar shumë për të arritur në ato ditë që pret gjithkush.

Kam parë që ata (amerikanët) nuk nxitojnë pa patur prova./ J.H/dritare.net