Çfarë do të ndodhë me non-gratën e Berishës? Flet Agron Alibali!
Dritare.net
Studiuesi Agron Alibali i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV komentoi lajmet e fundit që me ardhjen e Donald Trump mund t’i hiqet non-grata Sali Berishës. Zoti Alibali u shpreh se lista e non-gratave në SHBA përcaktohet nga sekretari amerikan i shtetit, me propozim të ambasadës amerikane. Sipas tij, me ndryshimet që do të ndodhin me ardhjen e Trump-it, mund të ketë ndonjë ndryshim në raport me Berishën.
“Mbas një vizite të Shoqatës Amerikane të Ambasadorëve në Shqipëri dhe Mal të Zi ata paraqitën një raport në të cilin zbuluan që këto verime të DASH-it të parashikuara në një ligj të Kongresin Amerikan e kanë pasur zanafillën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Kjo ndodhi në periudhën se administratës së Biden. Mund të ketë ndonjë ndryshim në aspektin e Berishës. Por edhe nëse nuk ka, nuk do jetë e jashtëzakonshme. Kjo është një procedurë e brendshme në Shqipëri që duhet ndjekur me avokatët më të mirë. Lista me non-grata përcaktohet nga sekretari i shtetit, me propozimin e ambasadës. Do ketë ndryshime në administratën e re të Trunp-it, do ketë një sekretar të ri. Ndaj shpresa vdes e fundit. Por një gjë është e sigurt, nuk do të preket Reforma në Drejtësi.", tha zoti Alibali në DritareTV./K.C/dritare.net