Na ndiqni edhe në

Shqip

Gërdeci/ Guy Lawson: Mediun nuk e shpëtojnë dot më fotot me zyrtarët amerikanë!

Gërdeci/ Guy Lawson: Mediun nuk e shpëtojnë dot më fotot me

Pas rreth 1 vit hetime, SPAK mori të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit. Guy Lawson, gazetari investigativ amerikan, në një rrëfim ekskluziv në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, thotë se SPAK duhet të hetojë të gjithë ata politikanë, të cilët u pasuruan nga ajo tragjedi që shkaktoi 26 viktima. Lawson thotë se zoti Mediu, është një mjeshtër për të inskenuar lidhjet e tij me politikanë amerikanë, por kjo, nuk mund të ketë më asnjë lloj ndikimi!

Rudina Xhunga: Ju mësuat që Fatmir Mediu u rithirr në SPAK. Atë ditë ju nuk patët ndonjë surprizë kur ne komunikuam në e-mail, nuk shprehët ndonjë habi. Apo jo?


Guy Lawson: Jo, aspak. Nuk u habita fare. Dua të them, ju duhet kujtoni kohën kur ndodhi Gërdeci. Shqipëria po përpiqej të bëhej pjesë e NATO-s në atë kohë dhe rruga që politika vendase po ndiqte ishte kaq e paligjshme dhe qesharake. Siç mund ta dijë kushdo që ka qenë në atë kohë në Shqipëri, atje kishte një stok të madh armësh të dekadave të mëparshme, trashëguar nga komunizmi dhe politikanët e pas viteve 90, po tregoheshin kaq të pamatur duke u përpjekur të përfitonin nga gjithë ajo pasuri.


Kjo është pyetja e madhe që SPAK-u duhet të hetojë; Kush janë njerëzit që përfituan? Ju e dini, që kjo sjellja e tyre, është joetike për t'u bërë anëtare e NATO-s. Ka kaq shumë ironi në këtë histori sepse Shtetet e Bashkuara kishin vërtet nevojë për ato municione në Afganistan dhe kjo gjë po funksiononte. Por më pas qeveria e Shteteve të Bashkuara ia mohoi vetes këto municione jetike, në një kohë jetike për botën, ndoshta për arsye qesharake, sepse municionet nga Shqipëria ishin kineze.

Por këto arsye qesharake nuk e bëjnë çështjen Gërdeci më pak serioze. Çështja Gërdeci është shumë serioze. Për sa i përket z. Mediu, unë e di se ai ka qenë një mjeshtër në të shkuarën për të inskenuar lidhjet e tij me politikanë amerikanë; kam parasysh mbledhjet e “Lutjes së Mëngjesit” ku ai shkon çdo vit dhe madje di që këto dite, ishte në median shqiptare, duke shtrënguar dorën me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë. Nuk di të them për çfarë apo çfarë kuptimi ka kjo foto. Nuk mendoj se ka ndonjë kuptim dhe kjo nuk duhet të ketë asnjë lloj kuptimi për SPAK./L.F-dritare.net