Na ndiqni edhe në

Shqip

Ju tregoj këngën e Noizy-t që diskriminon romët. Flet Ina Majko!

Ju tregoj këngën e Noizy-t që diskriminon romët. Flet Ina

Aktivistja Ina Majko, e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, thotë se këngët nacionaliste shqiptare nga reperët shqiptarë, diskriminojnë komunitetin e romëve.

Majko, përmend këngët e Noizit për të cilat thotë se i diskriminojnë romët për etninë, jo në bazë të statusit social.

“Pas viteve 90-të, një nga të mirat e komunizmit ishte se romët shiheshin disi ndryshe, edhe pse kjo periudhë ska asnjë të mirë. Disktriminimi ishte se romët janë të varfër, dhe se varfëria të diskriminon. Por tani është transformuar, është bërë në bazë etnie jo sociale. Pra unë diskriminohem se jam rome, jo se jam e varfër. Edhe këngët e Noizy-t ndikojnë në një farë mënyre në racizëm. Illyrian Bloodline, në vetvete nënkupton se ti ke gjak shqiptar. Unë nuk kam gjak shqiptari”, u shpreh ajo./M.K-dritare.net