Na ndiqni edhe në

Shqip

Justina Aliaj: Si i lidha fëmijët me muzikën!

Justina Aliaj: Si i lidha fëmijët me muzikën!

Artistja e njohur Justina Aliaj në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga teksa rrëfente për jetën e saj artistike, tregoi rrugëtimin e përbashkët që ka ndjekur me fëmijët e saj.

Me edukimin që ajo i nxiti drejt muzikës, artistja tregon se sot vajza dhe djali i saj krijojnë art në skenë dhe jo vetëm, por ndryshe nga nëna e tyre fëmijët janë jo pak të njohur edhe jashtë Shqipërisë. Artistja theksoi se vajza e saj krijon muzikë filmi teksa kujton me mall Shqipërinë e viteve ’93 kur u largua minorene nga Atdheu i saj.

“Në klasë të parë i kam detyruar unë fëmijët e mi për art. Më vonë vendosën ata, isha e plotësuar që i edukova për muzikën, vetëm zbut shpirtin. Ia arrita që me radio t’i vija në gjumë, më pas djali më tha: Çfarë mund të bëj unë tjetër, përveç asaj që dua më shumë. E nuhata që kishin vesh muzikë dhe më pas djali kompozon dhe bën art. Vajza merret me skenare, interpreton edhe vetë, bën muzikë filmi. Po të më thuash mua bëj muzikë e bëj, por se besoj kurrë që e realizoj aq mirë. Vajza ka bërë një film në Belgjikë me investime të shtetit, kap tema që mua nuk më shkon në mendje që t’i rikthehem. Ne u larguam në ’93 kur ishin shumë të vegjël, por vajza ka mall për Shqipërinë më shumë se ne. Këto e kanë plotësuar, është instinkti ai që e bën që të marrë atë rrugë. Arti është aq delikat”, tha artistja./M.K-dritare.net