Na ndiqni edhe në

Shqip

Kjo është shtëpia më e bukur në Tiranë!

Kjo është shtëpia më e bukur në Tiranë!

Sot në këtë natë Krishtlindje, Dritare Tv ishte në shtëpinë e gjyshërve, aty ku vërtet ka magji. Nuk ka gëzim më të madh kur shkon të shërbesh dhe shpërblehesh me aq shumë buzëqeshje që janë gaz, mbarësi por mbi të gjitha plot dashuri.

Ne kishim një mision, t’i bënim të ndiheshin të bukur në një ditë prindërit/gjyshërit tanë dhe ia dolëm! Ne sollëm të bukurën tek shtëpia e gjyshërve, për t’i bërë ata të ndihen të rinj dhe të bukur në këtë ditë feste. Kjo ishte dhurata jonë e Krishtlindjeve në shtëpinë e të moshuarve, tek Moza.

Ishit ju ndjekësit e Dritare Tv që duke kontriubuar çdo ditë përmes PayPal me shuma simbolike për të qenë bashkë si komuniteti i madh krijuat mundësinë për ta çuar deri në fund misionin tonë. Këtij misioni kaq fisnik iu bashkua edhe e bukura e Shqipërisë, Miss Universe 2023 Endi Demneri e cila ndau në këtë ditë feste një mesazh shumë domethënës. Endi kujtoi përvjetorin kur gjyshërit e saj janë ndarë nga jeta duke cituar se të moshuarit kanë shumë nevojë për dashuri, pasi për shumë vite kanë ditur t’i japin shoqërisë shumë vlera.

Po ashtu edhe producenti Eduard Deda u bashkua në këtë natë magjike, duke i dhënë më shumë shkëlqim darkës së Krishtlindjeve tek shtëpia e të moshuarve. Një surprizë tjetër e madhe ishte edhe Policia Bashkiake e cila na rikujtoi të gjithëve se kujdesi ndaj të moshuarve nevojitet kudo dhe kurdo. Ndërkohë që ne përgatiteshim stafi i grimierëve të Miss Universe Albania ia shtoi akoma dhe më tepër magjinë darkës, duke i bërë të moshuarit e kësaj shtëpie miss-e të vërteta, ashtu edhe siç janë.

Me gaz e dashuri e mbyllëm edhe misionin tonë, ashtu edhe siç premtuam. Dritare Tv ju uron gëzuar të gjithëve nga shtëpia më e bukur e Tiranës, shtëpia e të moshuarve!/M.K-dritare.net