Na ndiqni edhe në

Shqip

Koleksionistja nga SHBA tregon kostumin e veçantë popullor që i mbeti merak Ramës!

Koleksionistja nga SHBA tregon kostumin e veçantë popullor që i

Në “Shqip” me Rudina XHungën, e ftuar ishte një shqiptare tjetër e jashtëzakonshme.

Besnike Zelka, një koleksioniste shqiptare, e cila ka ndarë historinë e saj të veçantë të thesarit të saj.

Në një moment të bisedës, Zelka ka treguar se kur hapi ekspozitën e saj të parë në vitin 2004, kostumi që i mbeti në mendje Edi Ramës, atë kohë kreybashkiak, ishte ai i Gollobordës, një jelek i bukur i qëndisur mjeshtërisht. "Kur kam bërë ekspozitën e parë në vitin 2004 tek Piramida, Edi Ramës i mbeti merak ky jelek, i punuar kaq bukur. Është kostumi gollobordas. Është shumë i bukur, rrëfeu Zeka, e cila jeton aktualisht në SHBA./J.H/dritare.net