Na ndiqni edhe në

Shqip

Kosova program strategjik për xhudon: 12 milionë euro për masivizimin e këtij sporti dhe infrastrukturën!

Kosova program strategjik për xhudon: 12 milionë euro për

Arti, kultura dhe sportet duket se kanë vëmendjen maksimale nga qeveria e Kosovës, e cila siç pohoi në “Shqip” ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, janë fusha të cilat nuk mund t’i lihen më iniciativave privatë apo rastësisë. Ai theksoi se Kosova po investon 12 milionë euro në xhudo, sport që i ka dhuruar Kosovës 3 medalje olimpike.

"Beteja është të kemi medalje jo vetëm nga xhudo, por edhe nga ndonjë sport tjetër.

Ne nuk guxojmë t’ia lëmë rastësisë këtë gjë, ndaj kemi nisur programin e xhudos, për pesë vite program strategjik po investojmë 12 milionë euro për xhudo në infrastrukturë dhe kapacitete profesionale dhe masivizimin e xhudos nëpër shkolla. Ky është investim i veçantë në xhudo. E kemi prioritet, sepse aty kemi më shumë talente", tha Çeku në Shqip me Rudina XHungën./ J.H/dritare.net