Na ndiqni edhe në

Shqip

Mjekja: Jam një njeri i lumtur në Shqipëri! Opinioni është shumë i rëndë, të gjithë të thonë pse erdhe!

Mjekja: Jam një njeri i lumtur në Shqipëri! Opinioni

Mjekja e kafshëve, Bruna Mazari në “Shqip” me Rudina Xhungën, ka treguar sesi e ktheu familjen e saj nga Italia në Shqipëri, pasi ajo vendosi të hapte biznesin e saj këtu. Në bisedën me Rudina Xhungën, Bruna tha se ajo që të rëndon më shumë kur kthehesh është se të gjithë të pyesin pse erdhe. Ajo shtoi se nëse nuk e provon emigrimin nuk e kupton, ndërsa theksoi se ajo është shumë e lumtur në Shqipëri.

“Një problem që unë kam pasur në rikthimin tim në Shqipëri ishte opinion i njerëzve dhe kjo është shumë problem. Gjëja e parë që të thonë, është pse u ktheve, ishe mirë. Në Shqipëri është akoma opinioni që kur ikën jashtë, çdo gjë është më mirë se në Shqipëri. Unë hyj tek personat që jam shumë e lumtur në Shqipëri. Nëse personi nuk e provon, nuk e kupton, por gjëja e parë që përballesh kur kthehesh është opinioni. Pse nuk u përshtate, të pyesin të gjithë, duke nisur nga familja jote”, u shpreh mjekja në Dritare.Tv/ J.H/dritare.net