Mjekja veterinere: Të rinjtë në profesionin tim, kanë problem pastrimin. Nuk e kuptojnë që duhet ta nisin nga zero!
Dritare.net
Mjekja e kafshëve, Bruna Mazari në “Shqip” me Rudina Xhungën, ka treguar sesi e ktheu familjen e saj nga Italia në Shqipëri, pasi ajo vendosi të hapte biznesin e saj këtu. Në bisedën me Rudina Xhungën, Mazari u ndal tek disa nga problemet që ajo has në punën e saj, sidomos me të rinjtë, të cilët duan të fitojnë diçka shpejt, por pa e nisur nga zero.
“Erdha për pak dhe pastaj nisa punë në një klinikë për kafshët. Kjo ishte diçka përfundimtare që unë vendosa se nuk do të kthehesha më. Im shoq punon në profesionin e vet në Itali dhe për të ishte e vështirë të kthehej në Shqipëri, po aq sa për mua për t’u rikthyer në Itali. Ka qenë një periudhë pak me luhatejet e çdo familjeje. Pas një viti im shoq vendosi të kthehet. Tani e ka bindur veten që do shkoj dhe do vij.
Në klinikën time jam munduar të marrë njerëz të rinj. Kam preferuar t’i mësoj siç dua unë dhe dua t’u fut ndjesinë e punës. Ti duhet të fillosh nga zero. Një nga problemet që kanë të rinjtë në profesionin tim është pastrimi. Nuk duan, sepse e kanë bezdi. E mendojnë shumë të lehtë dhe shumë të bukur, por njeriu gjithmonë e fillon nga zero”, u shpreh mjekja në Dritare.Tv/ J.H/dritare.net