Ngjela: Ambasadorja Kim do të bëhet figurë e madhe në Shqipëri!
Dritare.net
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Dritare TV, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, ndër të tjera u shpreh për rolin e Ambasadorit sipas Kushtetutës amerikane dhe konkretisht kontributin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Zoti Ngjela u shpreh se Ambasadori sipas Kushtetutës amerikane, është përfaqësues direkt i Presidentit, por Yuri Kim do bëhet figurë e madhe për Shqipërinë sepse po ndihmon në daljen nga falimenti.
"SPAK-u si frymë është drejtuar nga Uashingtoni. Sipas Kushtetutës Amerikane, ambasadori është përfaqësuesi direkt i presidentit. Në ndryshim nga ambasadorët e tjerë të SHBA-së që ishin në Shqipëri, zonja Yuri Kim, është në ekzekutim.
Yuri Kim është për ekzekutim dhe ata e sollën për këtë qëllim. Ata janë diplomatë me nivel të lartë dhe të pyesin e merr dot përsipër ose jo. Do të shikosh se sa karrierë do të bëjë ambasadorja Kim. Unë mendoj që deri tani e ka rritur marzhin deri në 80% afër fitores.
Yuri Kim do behet figurë e madhe në Shqipëri sepse po na ndihmon të dalim nga falimenti”, u shpreh Ngjela në Dritare TV./A.Q-dritare.net