Na ndiqni edhe në

Shqip

Pasurimi i artit shtetëror, Kosova dha 1 milion euro për blerjen e veprave të artistëve

Pasurimi i artit shtetëror, Kosova dha 1 milion euro për blerjen e

Ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku në bisedën në studion e “Shqip”, u ndal tek një nga ngjarjet më të rëndësishme që u mabjt në Prishtinë vitin e kaluar, që ishte Bienalja e Artit dhe Arkitekturës Manifesta Biennial, e njohur ndryshe dhe si Bienalja Nomade Evropiane. Çeku tha se Binelaja e Manifestës ishte një arritje e madhe për Prishtinën.

Pjesë nga biseda me Rudina Xhungën:

-“Manifesta” ishte një lëvizje brenda një mozaiku shumë të gjerë të investimeve që po i bëjmë në fushën e kulturës. Ndoshta duhet të isha ndalur pak tek artet vizuale dhe planet tona. Vitin e kaluar qeveria mori një vendim që ishte i paprecedentë në historinë e artit të Kosovës dhe u ndanë mbi 1 mln euro për blerjen e veprave të artit nga artistët vendas. Ky është instrument vetëm për artistët e Kosovës. Duam të përmbyllim një cikël përgjatë viteve 2022-2024 të pasurimit shtetëror të artit të Kosovës.

Ne besojmë se kjo është mënyra sesi shteti e stimulon artistin, duke ja blerë direkt veprën, të jetë pjesë e koleksionit shtetëror. Jemi afër përmbylljes së një koncerti për krijimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës. Gjatë gjithë “Manifestës” pyetja më e madhe ishte ajo e “trashëgimisë”, çfarë do të lërë prapa "Manifesta".

Fokusi ynë është themelimi i Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Shpesh përballemi me dilemën nëse arti është investim i mençur, sidomos në situatat e krizave si ato që kemi kaluar. Unë besoj se investimi në art ta kthen mbrapa në disa mënyra, jo vetëm ekonomikisht./ J.H/dritare.net