Na ndiqni edhe në

Shqip

Pëllumb Xhufi: Berisha po përdor Belerin, që SHBA t'i heqë non gratën!

Pëllumb Xhufi: Berisha po përdor Belerin, që SHBA t'i

Akademiku Pëllumb Xhufi në Shqip nga Dritan Hila, ka deklaruar se çështja Beleri nuk duhet të përdoret nga opozita, dhe që kjo e fundit të dalë me parulla greqisht në Himarë.

Zoti Xhufi tha se nëse kauza po përdoret nga demokratët në mënyrë që grekët të ndërhyjnë në administratën Biden për heqjen e non gratës së Sali Berishës, kjo do të rezultojë negative.

“Të dalësh me parulla greqisht për Himarën, kjo është rënie e lirë. Kauza kryesore e PD është çlironi Belerin, shkojnë deri në Athinë, përqafohen me kryeministrin grek, nuk i mjafton Tirana. Është një ëndërr e kotë nëse opozita me çështjen Beleri, shpresojnë se ekstremistët grekë do të ndikojnë në administratën Biden për heqjen e non gratave të Berishës.

Por ka dalë Trump tani dhe duan të shpresojnë se me Trump do të ndryshojë historia. Por ka qenë administrata Trump që solli Yuri Kim, jo Obama. Kim ka qenë ambasadorja më e ashpër. Vetë Trump i dha një shtysë shumë të fortë, çështjes së vettingut, kshtu që është një shpresë e kotë. Edhe nëse vjen, Trump nuk do jetë ai që shohim sot. E ka thënë troç që do të merret vetëm me popullin amerikan, ne na dëmton për interesin tonë kombëtar”, tha Xhufi./M.K-dritare.net