Na ndiqni edhe në

Shqip

Poshtë Ishullit të Sazanit gjendet një qytet antibërthamor! Flasin gjeneralët

Poshtë Ishullit të Sazanit gjendet një qytet antibërthamor!

Tasim Meçe, ish-komandant i Ishullit të Sazanit, Ndue Bardhi ish-shefi i Shëndetësisë së Ishullit dhe Mustafa Beu ish-shefi i Shtabit të Ishullit tregojnë ekskluzivisht për DritareTV se Sazani është një ishull antibërthamor dhe ka një qytet nëntokë aq të madh sa qyteti mbitokë, që do përdorej në rast lufte për të strehuar banorët dhe ushtrinë. 5000 vetë është numri i njerëzve që parashikohej të strehoheshin nëntokë në rast sulmi bërthamor. Aty kishte spital, furrë buke, komando, depozita uji, karburanti, ushqimi, çdo gjë që ishte lart. Jo më kot thotë gjeneral Beu ia ka vënë syrin dhëndri i Trump-it Sazanit, sepse të pasurit janë në kërkim të vendeve të sigurta dhe ishulli ynë antibërthamor ofron mbrojtje si pak ishuj në Mesdhe.

“Ishulli i Sazanit është një fortifikatë e veshur me hekur dhe beton. Është një objekt antibërthamor i ndërtuar nga shteti shqiptar. Që një objekt të jetë antiatomik duhet të ketë 30 metra trashësi dheu dhe Sazani e ka. Në nëntokën e ishullit të Sazanit gjendet një qytet po aq i madh sa ai mbitokë. Ka vende ku do strehoheshin banorët, për këmbësorinë, spitale, komando, tunelet ku futen pikëmbështetjet e ushtrisë, topat, nëndetëset, siluruesit etj. Asokohe kështu ndërtoheshin objektet antibërthamore, që të kishte mundësi të strehoheshin njerëzit dhe mjetet nëntokë. Ndaj nuk është paqëllim që i kanë vënë syrin të huajt sepse edhe turistët duhet të mbrohen. Edhe ata janë në kërkim të vendeve të sigurta. Sidomos ishujt antibërthamorë sepse nuk kanë shumë efekte dëmtuese. Sepse vala goditëse shpërndahet në hapësirë. Je i mbrojtur nga rrezatimi dhe infektimi radioaktiv. Në rast sulmi bërthamor në ishull je i sigurt. Me Sazanin, Karaburunin, Pashalimanin ne kontrollonim mirë Otranton. Nuk kalonte miza pa e parë ne në atë kohë.”, u shpreh gjeneral Mustafa Beu në DritareTV./K.C/dritare.net