
Vështirësia e fëmijëve për të mësuar gjuhën shqipe, çfarë duhet të bëjmë!
Dritare.net

Gjuhëtari Et’hem Likaj në emisionin Shqip me gazetaren Rudina Xhunga ka folur në lidhje me vështirësinë e fëmijëve në vendin tonë për të mësuar gjuhën shqipe në standarde.
Zoti Likaj tha se në vendin tonë ka rëndë interesi i institucioneve për të zbatuar gjuhën standarde edhe pse ekzistojë shumë dokumente të cilat shërbejnë si udhë-rrëfyes. Ndër të tjera, gjuhëtari tha se në institucionet arsimore dhe ato publike duhet të flihet gjuha shqipe në standarde, si një kusht që të mbrohet shqipja në një periudhë globalizmi. Por edhe që qytetarët të kuptohen më së miri dhe të shkruajnë bukur shqip tha gjuhëtari.
“Kemi nivel të lartë të dokumenteve të gjuhës standarde por nga ana tjetër kemi nivel të ulët nga ana e institucioneve për ta zbatuar atë. Standardin e pengojnë shumë gjëra, ka vështirësi në kushtet e reja të globalizmit në kohën e lëvizjes së lirë të njerëzve. Nëse mësuesi i letërsisë gjatë kohës së aktivitetit arsimor flet me dialekt është e papranueshme. Në institucionet publike duhet të flasësh gjuhë standarde, është nevojë e domosdoshme, jo luks.
Është vendosur që njerëzit të kuptohen mirë dhe të flasin gjuhën sa më mirë dhe bukur. Tekstet arsimore po ashtu duhet të jenë në përputhje me standarden, nëse i anashkalojnë atëherë ka shkelje”, tha gjuhëtari./M.K-dritare.net

















