Na ndiqni edhe në

Shqip

Pse PD nuk është e djathtë. Flet Bardhyl Reso!

Pse PD nuk është e djathtë. Flet Bardhyl Reso!

Bardhyl Reso i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe përçarjen e Partisë Demokratike.

Reso tha se vendi nuk ka pasur kurrë një parti të djathtë pasi sipas tij, PD-në e morën në dorë ish-komunistët dhe se ka gabuar me qytetarët.

Ai tha se PD nuk ia ktheu pronat pronarëve dhe nuk revokoi ligjin 7501 si dhe opozita gaboi edhe në planin ndërkombëtar, duke mos ruajtur dinjitetin e Kombit.

Ndër të tjera zoti Reso shtoi se në krye të PD-së kanë qenë persona pa vizion dhe koncept mbi drejtimin e shtetit dhe drejtuan partinën nën maninë për t’u pasuruar.

“Shqipëria nuk pati të djathë, edhe pse quhej Partia Demokratike. Asnjëherë s’ka qenë e djathë, e morën në dorë komunistët më të këqij, se ka pasur dhe të ndershëm që e filluan me atë idealin që Shqipëria të bëhej vend demokratik dhe i mirë, por pse nuk është e djathtë. Si ta quash parti të djathë që në vend t’i kthente pronat pronarëve, punën e pronave ia bëri më të vështirë në Shqipëri. Një parti që e miratoi ligjin 7501 dhe kur erdhi në fuqi as nuk e revokoi. Një parti që pranoi të vinte një eksar grek që të drejtonte kishën. Këto janë jo vetëm në planin e brendshëm por dhe ndërkombëtar, në ruajtjen e dinjitetit kombëtar ka bërë gabime fatale. Ka qenë një fatkeqësi, njerëzit që erdhën në pushtet me PD, nga mania për t’u pasuruar pa asnjë koncept, vizion se si drejtohet shteti dhe përfunduam që në 97-ën shteti u shkërmoq dh ra”, tha Reso./M.K-dritare.net