
Qafoku: SHBA-së i kemi borxh dy shtetet shqiptare, embargoja e naftës rrezikoi raportet!
Dritare.net
Në emisionin “Shqip” me Dritan Hilën "Kush dështoi, protesta apo samiti", diskutimi u ndal dhe tek pesha e Shqipërisë në rajon dhe rolin e SHBA-së në këto balanca. Qafoku tha se ky Samit është një mesazh për Serbinë, duke rritur peshën e Shqipërisë. Ai solli dhe historinë e thyerjes së embargos së naftës nga Shqipëria, kohë në të cilën ajo i rrezikoi seriozisht marrëdhnëiet me SHBA-në.
"Me këtë që ndodhi sot pesha specifike e Shqipërisë është rritur, kjo edhe për arsye të luftës në Ukrainë dhe mungesa e vëmendjes ndaj Ballkanit (në një cep atje)nuk është më. Sot kjo fshihet nga artikulimi diplomatik, që Ballkani është atje në cep.
Jo vetëm që pesha specifike e Shqipërisë është rritur, po unë pashë sot që Beogradi pati një ulje goxha të madhe në raport me Shqipërinë.
Bashkimi Evropian e ka përkëdhelur Serbinë", tha Qafoku në Shqip.
"Si mendoni ju që ne mund të kundërshtojmë Amerikën? Këto janë gomarllëqe.
Mjafton embargoja e naftës. Unë kam lexuar dosje pafund. Kur dëgjoj sot politikanë qesh se i kam lexuar vetë ato. Nuk kishte shanse. Rajlersoni i ka shkuar në zyrë ministrit të Jashtëm, Arjan Starovës dhe i ka thënë nëse ju nuk ndërprisni trafikun e naftës, Bill Klinton do bëj deklaratën më të fortë dhe rrezikoni dhe marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë. Dokumentat janë atje në Ministri të Jashtme. Embargoja e naftës në fakt ishte vendosur nga OKB-ja. Kanë ardhur dhe doganierë amerikanë në Korçë,por aty ndodhi një incident që e ka raportuar Rajlersoni. Kaloi një botë me shofer shqiptar dhe ia bëri me dorë një doganieri amerikan dhe nuk ndaloi por i dha gaz makinës. Ky është një incident i rëndë, ishte skandal. Nuk e kalojmë dot lehtë ne atë punën e embargos. Janë dokumentat në ministri ku thuhej qartë se ky ishte një moment i vështirë për Shqipërinë. Duhet të silleni mirë... Kur dëgjon p.sh që sulmohet Yuri Kim është kaq për të qeshur. Asaj Amerikës ne i kemi dy borxhe të mëdha si komb, shtetin shqiptar të konfirmuar më 1919 dhe shtetin e Kosovës në 2008-ën. Ai politikanë që thotë ne nuk pyesim për SHBA është diletant për mendimin tim", u shpreh gazetari i njohur. /J.H/dritare.net

















