
Reso: Mediu, i vetmi politikan pa parti e pa vota që e ka vjelë aq bukur PD-në!
E Enjte 12 Janar 2023, 22:10
Dritare.net
Bardhyl Reso, inxhinier dhe një nga ish-themeluesit e PD-së, në bisedën me Rudina Xhungën në studion e “Shqip” tha se Ministria e Mbrojtjes shiti gjithë municionet e siguruara nga shteti shqiptar për 40 vite dhe me ato lekë u pasuruan të gjithë ministrat e Berishës dhe atij. Ai tha se të gjithë ata që kanë vjedhur, duhet t’u merren pasuritë dhe t’i kthehen popullit.
“Këtyre duhet t’u merren pasuritë dhe t’i kthehen popullit. Kanë vjedhur gjithë armatimin e Shqipërisë. Këta e kanë vjedhur,Fatmir Mediu, Sali Berisha dhe gjithë të tjerët.
Nëse ka një politikan pa parti që e ka shfrytëzuar dhe e ka vjelë aq bukur PD-në, ai është vetëm Fatmir Mediu, ministër pa parti e pa vota.", tha Reso në Dritare.TV./J.H/dritare.net

















