Na ndiqni edhe në

Shqip

Reso: Pse ky debat për azilimin e Tinka Kurtit!

Reso: Pse ky debat për azilimin e Tinka Kurtit!

Aktorja e madhe Tinka Kurti zbuloi të shtunën se jeton në një shtëpi moshuarish në Tiranë. Kjo ngjalli mjaft reagime në rrjetet sociale. Ndërkohë, Bardhyl Reso, i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tha se njerëzit nuk duhet ta gjykojnë rastin e aktores, pasi ajo është e kënaqur me jetesën në shtëpinë e të moshuarve. Sipas Resos, shqiptarët nuk duhet t’i paragjykojnë azilet, sepse të moshuarit në vendet më të zhvilluara jetojnë në këto shtëpi, që u mundësojnë atyre shërbim dhe jetesë të mirë.

“Tani kanë ndryshuar kushtet. Është zbehur tradita e familjes shqiptare, kur të gjithë jetonin bashkë. Njerëzit janë bërë më të pavarur. Për rastin e Tinka Kurtit, që ka humbur bashkëshortin dhe djalin, ajo ka thënë se është e kënaqur me jetesën në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë. Po përse mërzitën njerëzit? Ata nuk e kuptojnë konceptin se një ditë do të plaken të gjithë dhe stacioni i fundit i tyre do të jetë shtëpia e të moshuarve, kur kushtet janë të pamundura, sepse fëmijët punojnë ose jetojnë jashtë. Shqiptarët duhet të mendojë që këto shtëpitë e të moshuarve t’i bëjnë sa më komode, me kushte të mira që njerëzit t’i kalojnë edhe ditët e fundit të jetës së tyre në një familje që do të krijojnë në këto shtëpi, me miq dhe shokët e rinj.

Shteti shqiptar duhet të ndërtojë shtëpi shtetërore për të moshuarit, jo vetëm private. Mosha e tretë në Shqipëri mund të jetë 10-15% e popullsisë. Ata do t’i japin shtetit pensionin dhe shteti do të kujdeset për ata në këto shtëpi të moshuarish. Unë e di që edhe në SHBA ku jetoj, stacionin e fundit e kam te shtëpia e të moshuarve sepse nuk do ta detyroj kurrë vajzën time të më shërbejë. Ajo të vijë të më shikojë, të bëjmë muhabet, por jo të më shërbejë. Jo vetëm Amerikë, por të gjitha vendet e zhvilluara në botë kështu e kanë gjetur zgjidhjen. Njeriu fundin duhet ta ketë në një vend ku të ketë shërbim sa më ë mirë, të jetojë një jetë të mirë. Edhe këto vende janë shtëpitë e të moshuarve.”, thotë zoti Bardhyl Reso në DritareTV./K.C/dritare.net