Na ndiqni edhe në

Shqip

Sa është rroga e një kamerieri në Bogë!

Sa është rroga e një kamerieri në Bogë!

Gëzim Olaj sipërmarrësi i Kullës së Bajraktarit i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregoi se rroga e një kamerieri në Bogë shkon deri në 1000 euro. Këto para ai i merr bruto, pasi çdo gjë tjetër është falas nga ngrënia te fjetja pasi disa kamerierë vënë nga Shkodra në Kullën e Bajraktarit.

Sa është rroga e një kamerieri në Bogë!

Ndërsa e krahason me pagën në Londër ku qëndroi pak vite, zoti Olaj thotë se nga ato lekë që merrte në fund i ngelnin 2-3 mijë paund pasi kishte qira e çdo gjë për të paguar. Ndërsa një punëtor i ri në Bogë, çon në shtëpi 12 mijë euro në vit.

“Unë i mbledh punëtorët nga Shkodra deri në Bogë dhe i çoj sërish në mbrëmje. Kam nga zonat përreth, por më shumë i kam nga Shkodra që venë e vinë. Ka që edhe rrinë e flenë aty. Është ai koncepti që punojnë katër ditë dhe rrinë tre ditë. Kjo për momentin. Shpresoj që të kthehen ata që jetojnë në Greqi, Itali e kudo jashtë. Sepse rrogat tona janë rritur. Rroga e kamerierit te ne, edhe me bakshishet po shkon 1000 euro. Një punëtor të çojë në shtëpi 12 mijë euro në vit nuk është keq. Nuk harxhojnë asgjë te ne sepse e ngrëna e pira dhe fjetja janë falas.

Në Londër ku unë ndenja 2-3 vjet dhe nuk tepronin as tre mijë paund, se kisha qiranë e shtëpisë, transportin. Ai që punon fiton shumë edhe këtu.", thotë Gëzim Olaj në DritareTV./K.C/dritare.net