Na ndiqni edhe në

Shqip

Sa kemi ndryshuar? Sot, një në tre familje në Tiranë mban një kafshë shtëpiake!

Sa kemi ndryshuar? Sot, një në tre familje në Tiranë mban

Shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin tonë dhe një nga ato që e vëmë re të gjithë, është shtimi i personave që preferojnë të mbajnë një kafshë shtëpiake, kryesisht qen ose mace në shtëpi, edhe pse nuk mungojnë edhe kafshë më ekzotike, siç janë zvarranikët p.sh. Në Shqip me Rudina Xhungën, Bruna Mazari, e cila është mjeke veterinare dhe ka dy klinika për katërputroshët zbuloi se një në tre familje në Tiranë sot mbajnë një kafshë shtëpiake.

“Në fillimet e mia, kur kam qenë në fakultet nuk ka qenë ky fluks. Mendoj që diku pas viteve 2008, njerëzit filluan të jenë më të përgjegjshëm në përgjithësi në Tiranë. Le të themi që gradualisht një në 3 familje në Tiranë tani kanë një kafshë, një qen apo një mace”, tha Bruna në ekranin e Dritare TV./ J.H/dritare.net