Na ndiqni edhe në

Shqip

Samiti i Berlinit, Hoxhaj: I tregoi evropianëve vendosshmerinë përballë BE-së. 2030 vit kthese për shqiptarët!

Samiti i Berlinit, Hoxhaj: I tregoi evropianëve vendosshmerinë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin ‘Shqip’ me gazetaren Rudina Xhunga për Dritare TV ka komentuar Samitin e Berlinit të mbajtur në Tiranë.

Hoxhaj tha se Samiti i Berlinit tregoi në sytë e evropianëve pikën më të lartë politikën e jashtme të Shqipërisë përballë BE-së dhe Ballkanit.

Sakaq shtoi se viti 2030 mund të jetë pa dyshim një pikë kthesë për procesin e zgjerimit, për të ndryshuar hartën e Ballkanit karshi BE-së.

“Dje në Tiranë ka qenë pa dyshim pika më e lartë e politikës së jashtme e shtetit shqiptar në raport me BE dhe Ballkanin. Një samit që nuk ka parë ndonjëherë vendosshmëri më të qartë evropiane, edhe vizita e Macron tregon përkushtimin e BE për zgjerimin në raport me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit. Në takimin e parë procesit të Berlinit kam menduar se 2024, 2025 do të jemi shumë pranë Evropës për anëtarësim, gjë që nuk po ndodh.

Është arritje, sukses i Shqipërisë që duhet të gëzohet çdo shqiptar. Nëse do të ketë një përkushtim për reforma për 6 vendet, 2030 pa dyshim që do ta ndryshojë hartën e Ballkanit. Nëse nuk ka ndonjë ngjarje që mund ta tronditë Evropën, valë të re të migrimit apo përmbysje të madhe politike dhe mbetet kjo frymë e kohës, mendoj që mund të kemi një plan kohor real”, tha Hoxhaj./M.K-dritare.net