
Shqiptarja në Bruksel: Të huajt mrekullohen nga produktet shqiptare jashtëzakonisht cilësore, nga mjalti tek vera
Dritare.net
Ledja Canaj, një shqiptare me profesion gazetare, themeluese e Shtëpisë së Kulturës Belgo-Shqiptare, e cila jeton në Bruksel, ka sjellë në Shqip me Rudina Xhungën, një pjesë Shqipërie që ajo e ka transferuar në Bruksel.
Në një moment Ledja tregon kërshërinë që kanë të huajt për produktet shqiptare dhe vlerësimin maksimal për cilësinë e tyre.
Pjesë nga biseda në Shqip me Rudina Xhungën:
Ka nga ata të huaj që kanë dëgjuar apo e njohin për keq Shqipërinë. Ata kanë një lloj befasimi dhe habiten që Shqipëria mund të ketë produkte jashtëzakonisht cilësore, vera, rakia, mjalti. Habiten shumë për cilësinë, si ka mundësi që keni këtë nivel ambalazhimi. Habiten me artin, ishte Dastid Miluka, që kishte një ekspozitë këtu për dy javë./dritare.net

















