
Si gjeta bibliotekën e humbur të Faik Konicës në SHBA. Flet studiuesi Agron Alibali!
Dritare.net

Studiuesi Agron Alibali në Shqip nga Rudina Xhunga, ka treguar se ia doli të zbulojë bibliotekën e humbur të Faik Konicës në SHBA.
Zoti Alibali tregoi se gjatë një vizite në Boston si studiues pranë komunitetit shqiptar, arriti të zbulonte se Konica kishte lënë si amet për trashëgiminë tonë, mbi 300 libra me dedikim.
“Në komunitetin shqiptar të Bostonit si studiues, pata privilegjin të shihja shumë dokumente arkivore dhe të njihesha me dishepullin, Andon Athanasin, që ishte edhe nxënës i Fan Nolit, personalitet i jashtëzakonshëm. Konsultoheshim bashkë për çdo gjë, më konsideronte shumë të afërt, realizonte çdo gjë që i kërkoja për shqiptarinë. Më pas bëmë shumë gjëra bashkë edhe gjatë luftës së Kosovës. Në restorantin e tij, e vizitonin shumë shumë presidentë amerikan, por edhe shqiptarë, që nga Ramiz Aliaj.
Në librin tim për Konicën, mësova se ai kishte një bibliotekë më të pasur në Uashington, me libra shumë të radhë. Kjo bibliotekë u ruajt nga Vatra, kur vdiq Konica, dërgoi që librat të magazinoheshin në arka druri deri sa të mbaronte lufta. Amaneti i Konicës ishte që biblioteka të kthehej, dhuratë për trashëgiminë e Shqipërisë. Librat humbën dhe nuk u mor vesh. Tani librat nuk humbasin, në vitin 2016 unë arrita të gjeja 4 libra të Konicës, me dedikim të Gjergj Fishtës dhe 3 të tjerë, dhe ia ktheva Bibliotekës Kombëtare. Më pas i dërgoj një letër djalit të Athanasit, për të pyetur se nëse babai i tij kishte ende diçka nga arkiva e Konicës, ku si përgjigje mora se ai ende ruante 300 libra të poetit. Kam shkuar dhe i kam marrë me 13 kuti, dhe tani janë në Bibliotekën Kombëtare”, u shpreh studiuesi./M.K-dritare.net

















