Si i solla në Shqipëri, aktorët e Hollivudit! Flet Fatmir Doga!
Dritare.net
Fatmir Doga, regjisor shqiptaro-kanadez erdhi në Shqip nga Rudina Xhunga për të treguar filmin e tij më të ri " The procesutor". Zoti Doga rrëfeu se ky serial fillimisht do të shfaqet në kinema dhe më pas në televizionin. Po ashtu tregoi se cilat janë disa nga kushtet që i janë kërkuar nga Netflix që seriali të shfaqet aty.
"Është hera e parë që publiku e shikon edhe promon e serialit. Po shfaqet për të gjithë këtu në Dritare TV.
Është serial televiziv por ne kemi menduar që ta shfaqim në fillim në kinema si film, më pas në TV si serial. Seriali pasqyron problemet e shoqërisë shqiptare. Ngjarja fillon para viteve 2000, para se të fillonte reforma në drejtësi. Xhirimet janë në të dyja anët e Shqipërisë. Shqipëria është vend i bukur, një perlë. Unë jetoj në Los Anxhelos. Erdha në Shqipëri pata 3 vitesh, pas 30 vitesh. Gjatë kësaj kohe mu propozua për të bërë diçka ndryshe.
Kam shumë miq që punojnë me aktorë të famshëm si të Hollivudit, kshtu erdhi dhe ideja që të ftonim një prej tyre në serial.
Ka disa kërkesa Netflix. Një prej tyre kualiteti, të trajtosh temën e minoritetin, seksualisht të jetë o përmbajtur, jo ekstrem. Si dhe të kesh një star. Në Amerikë nuk pranoheshin ndryshe. Kur ke një star, do të thotë që ke kaluar disa hapa. Netflix nuk merr më filma nga klientë të rinj, vetëm ata që ka. Ky është kushti që ka vendosur para 2 vitesh", tregoi zoti Doga./ M.K-dritare.net