
Si lindi ëndrra për të krijuar shajet shqiptare, me mëndafshin e Comos!
Dritare.net
Është ëndrra e tre vajzave të reja, të cilat në dy vjet e bënë realitet, duke krijuar shaje me motivet tradicionale shqiptare, me mëndafshin e Comos. Erka Mato, tregoi për gazetaren Rudina Xhunga në Shqip, se si tre mikesha, ideuan ideuar shajet më të bukura shqiptare.
“Gjatë një kursi për menaxhimin e artit dhe Kulturës, para mundësinë që të bëj një kurs një javor që quhej ekselenca italiane. Ne takonim personalitetet nga fusha e modës, ushqimeve, që përfaqësonin më të mirën italiane. Në një prej këtyre prezantimeve pata mundësinë që të dëgjoja prezantimin e një kompanie nga Como, ku zbulova se ky qytet Italian ishte kryeqyteti botëror i mëndafshit.
Nga ky prezantim u inspirova sepse ne në traditën tonë, kemi motive kaq të bukura dhe mendova sa bukur do të qëndronin motivet tradicionale shqiptare, në një material luksoz si mëndafshi. Kështu lindi një ëndërr të cilën e ndave me dy shoqet e mia të ngushta, Iva dhe Albulena.
Është një ide që lindi para dy vjetësh dhe jam e lumtur që u bë realitet këtë dhjetor.
Ne te treja jemi në qytete të ndryshme unë në Tiranë, Iva në Frankfurt dhe Albulena në Boston dhe gjithçka realizohet në Como”, u shpreh Mato në Dritare TV./L.F-dritare.net

















