Spartak Ngjela: Kraja mblodhi dosjet në SPAK. Dumani do të shpërthejë!
E Martë 10 Janar 2023, 14:02
Dritare.net
Viti 2023 do të jetë viti i SPAK thotë avokat Spartak Ngjela, i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Avokat Ngjela, vlerësoi punën e bërë nga prokurori Arben Kraja, duke theksuar se ai ka mbledhur të gjitha materialet e nevojshme, duke bërë një arkivë të jashtëzakonshme, që do të prodhojnë rezultate konkrete.
“Zoti Kraja ka bërë një punë shumë të mirë si prokuror. I gjithë materiali është në SPAK. Ai bëri arkivën, mblodhi të gjitha dosjet e rëndësishme. Pra aty janë vezët, por ka munguar klloçka. Tani që ka shkuar klloçka do të çelin zogjtë. Janë aty në dosje të gjitha”, tha Ngjela në Dritare TV./L.F-dritare.net