Na ndiqni edhe në

Shqip

Si përfundova në shkollën e vagabondëve, për një krim që nuk e kisha bërë!

Si përfundova në shkollën e vagabondëve, për një

Shkëlqim Emini nga një kamp azilantësh flet për Dritare TV në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, për jetën e tij. Ai është larguar nga Shqipëria disa vjet më parë, për të kërkuar azil politik fillimisht në Francë, e më tej prej një viti në Belgjikë. Emini tregon jetën e tij mes vështirësive, gjatë sistemit komunist, ku që prej moshës 4 vjeç, u internua së bashku me familjen në Seman të Fierit, ku kaloi atje vitet deri në adoleshencë.

“Këtu kam pothuajse një vit. 5 vjet kam ndenjur në Francë në pritje të pranimit të kërkesës së azilit politik.

Unë jam i përndjekur politik. Mbaj mend çdo gjë që kur na kanë internuar në moshën 4-vjeç nga Tirana në Seman të Fierit. Jo vetëm mua dhe familjen, por të gjithë si fis.

Ne kemi jetuar në Seman të Fierit deri në vitin 1991. Vuanim për bukën e gojës, kemi jetuar si mos më keq ato vite. Të gjithë na urrenin. Shkoja në shkollë por gjithë frikë. Mbaj mend në moshën dhjetë vjeç, një moshatari im, i vodhi një mësueseje 45 mijë lekë. Me ato para ajo do të blinte një televizor. Ato para nuk u gjenden. Ata më akuzuan mua sepse isha më i dobëti. Por unë nuk i kisha marrë. Pastaj nisën të bëjnë letrat për të më çuar në shkollën e vagabondëve, i thoshim asokohe, sepse unë isha i internuar. Më vonë u zbulua se kush i kishte marrë paratë, por ndaj atij nuk u mor asnjë masë.

Por unë shpëtova, shkova te motra që ishte e martuar në Tiranë, sepse babai nuk mundej që të punonte dhe të paguante për shkollën time. Ika fushave dhe arave, derisa mbërrita në Tiranë te motra dhe që prej asaj dite, nuk jam kthyer më në Seman.

Kreva ushtrinë dhe pas ushtrisë, fillova punë me një letër false në Kombinatin Ushqimor. Atje pyetën se kush dëshironte të shkonte vullnetar në minierën e Valiasit. Unë ngrita dorën i pari sepse nëse e bëja përfitoja punën përgjithmonë aty. Shkova vullnetar atje, punova dy vjet dhe mora librezën. Kështu përfitova punën në Kombinatin Ushqimor, te Fabrika e Birrës”, tregon Emini në Dritare TV./L.F-dritare.net