Na ndiqni edhe në

Shqip

Trashëgoi kullën 230 vjeçare të stërgjyshit. Njihuni me historinë e minatorit nga Bulqiza!

Trashëgoi kullën 230 vjeçare të stërgjyshit. Njihuni

Lulzim Hupi ndau në Dritare Tv me Rudina Xhungën historinë e kullës së gjyshit të tij të cilën tashmë e ka kthyer në biznes për gjithë familjen.

Ai tregoi se fillimisht për të siguruar të ardhura ekonomike emigroi jashtë vendit dhe më pas pasi mësoi se si funksiononte turizmi, ai u kthye për të investuar në kullën 230 vjeçare.

"Kullën ne e kemi amanet nga gjyshi jonë, që ka jetuar deri në moshën 107 vjeçare. Na thoshte që as baba im nuk e ka bërë. Nga historia dhe tradita e të parëve kuptojmë që kjo kullë është më shumë se 230 vjeçare. Ne u munduam që përveç që ta ruajmë por edhe t'i tregojmë Shqipërisë historinë, traditën dhe kulturën e kësaj zone. Ne e prezantojmë veten si diçka me vlerë për të huajt që na vizitojnë. Ai që ruan gjërat e vogla, ruajnë dhe gjënë e madhe. Pasi si emigrant mësova të gdhend gurrin por edhe gjuhën e huaj, mora vendimin bashkë me bashkëshorten të ktheheshim në kullë. Për t'i dhënë Bulqizës një mundësi dhe emër ndryshe, jo vetëm krom dhe vdekje. Këtu njerëzit të presin gjithmonë, kanë një derë hapur për ata që vijnë.

Shkolla ime ishte shkollë e jetës. Nuk munda dot të filloja shkollën e lartë. Por ne udhëtuam drejt emigrimit, dhe më pas u ktheva në minierë. Gjithë kursimet e mia i hodha tek kulla dhe e ndava ëndrrën time me punën e përditshme, pasi kisha familje për të mbajtur. 8 orë punoja në errësirë dhe më pas këtu në kullë", tha ai./M.K-dritare.net