Na ndiqni edhe në

Shqip

Xhevat Lloshi: Mjaft me zhurmën. Shqipja nuk është gjuha më e vjetër në botë!

Xhevat Lloshi: Mjaft me zhurmën. Shqipja nuk është gjuha më

“Shqipja, nuk është gjuha më e vjetër e njerëzimit”, kështu u shpreh gjuhëtari Xhevat Lloshi në Shqip nga Rudina Xhunga, në DritareTv.

Zoti Lloshi u shpreh se artikulli i botuar në revistën Science e shpreh se shqipja, greqishtja dhe armenishtja, duhet të studiohen se pse nuk kanë prodhuar gjuhë të tjera, por jo se janë gjuhët më të vjetra të njerëzimit.

“Shkrimi në revistën Science, që shkaktoi zhurmë thuhej që është e nevojshme që të studiohen tre gjuhë: shqipja, greqishtja dhe armenishtja. Në librin tim me titull: “Periudhat historike të shqipes”, në pjesën e fundit shprehem se këto tre gjuhë kanë veçantinë e tyre, siç thotë edhe revista Science.

Arsyeja se pse edhe unë 10 vite më parë jam shprehur kështu, është shqipja, greqishtja dhe armenishtja janë gjuhë të lashta. Veçoria dalluese e shqipes, greqishtes dhe armenishtes nga gjuhët e tjera indo-evropiane, është fakti se këto tre gjuhë janë rezultat i ngushtimit, regjimit, zvogëlimit dhe nuk kanë dhënë gjuhë të tjera. Domethënë, nga latinishtja janë dhënë gjuhët latine, nga sllavishtja gjuhët sllave e kështu me radhë. Por shqipja, greqishtja dhe armenishtja kanë ruajtur një bërthamë të tyre të vjetër e cila nuk është shpërbërë dhe transformuar, ndaj kanë interes të madh shkencor.

Nuk është se shqipja, greqishtja dhe armenishtja janë gjuhët më të vjetra të njerëzimit etj etj, është një pohim shkencor shumë i drejtë. Kjo është arsyeja. Shpjegohet qartë dhe në artikull, edhe pse këto gjëra gjuhëtarët në Shqipëri e dinë. Shkenca jonë edhe në fushën e gjuhësisë është e përparuar, jo e prapambetur”, tha zoti Lloshi./M.K-dritare.net